Kryeministri i Kroacisë thotë se bllokimi i fundit i Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një “gabim i penduar”.

Andrej Plenkoviç ishte duke folur të Mërkurën para hapjes në Zagreb të kongresit dy ditor të Partisë së Popullit Evropian, grupi më i madh i qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian.

Franca drejtoi një grup vendesh të BE-së duke bërë thirrje për një rregullim të procedurave për pranimin e anëtarëve të rinj para fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Plenkoviç tha se procedurat ekzistuese dhe kriteret për t’u bërë anëtar janë shumë të hollësishme dhe të vështira. Ai shtoi se “çdo vend evropian ka të drejtë të kërkojë anëtarësim.”

Kroacia, e cila u bashkua me BE në 2013, merr përsipër kryesinë e rradhës të gjashtë muajve të bllokut në fillim të janarit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...