Komiteti i Akademisë Suedeze ka vendosur t’i japë çmimin Nobel për Paqen për vitin 2019 kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed Ali. Sipas njoftimit Abbe është vlerësuar  për përpjekjet e tij për të arritur paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, dhe veçanërisht për iniciativën e tij për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare me Eritrean fqinje

“Komisioni beson se përpjekjet e Abed Ahmedit meritojnë njohje dhe kanë nevojë për inkurajim. Shpresojmë që çmimi Nobel do të mbështesë Kryeministrin Abe në përpjekjen e tij të rëndësishme për paqen dhe pajtimin”-theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit, laureati i Nobelit Abiy Ahmed Ali ka filluar reformat madhore që u japin shumë qytetarëve shpresë për një të ardhme më të mirë.  Si kryeministër, Abed Ahmed promovon pajtimin, solidaritetin dhe drejtësinë sociale.  

Ju pëlqen!

Dy vendet, Etiopia dhe Eritrea, armiq për një kohë të gjatë që përfunduan në luftë dy vjeçare nga 98 deri në vitin 2000, rivendosën marëdheniet ne qershor të 2018. Konflikti u mori jetën 80 mijë njerëzve teksa marrëveshjet për paqe nuk arrinin të zbatoheshin. Në prill të 2018 Abiy Ahmed mori detyrën në krye të qeverisë dhe më 8 korrik u takua me presidentitn e Eritreas.

Dhe ky ishte takimi i parë i një niveli të tillë në 20 vite mes dy vendeve fqinje. Abiy i dha fund gjendjes së emergjencës, liroi të burgosurit politike, detyroi paralmentin të heqë ndalimin si terroristë të grupeve opozitare dhe ka lehtësuar investimet e huaja në sektorët kryesorë të ekonomisë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!