Kryeministri Hoti ka replikuar ndaj deklaratës së deputetit të LVV- së Rexhep Selimit, i cili e ka akuzuar shefin e ekzekutivit se në bisedime me Serbinë ka shkuar pa platformë dhe pa koordinim me partnerët.

“Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së kërkon platformë për dialog dhe unë këtë e kam bërë të qartë se është Kushtetuta”, tha Hoti.

Hoti tha se strategjia nënkupton disa alternativa për të shkuar deri te qëllimi, raporton “Zeri.info”

Ju pëlqen!

“Ne nuk kemi disa alternativa, kemi vetëm një: Qasje përfundimtare deri të njohja reciproke”, theksoi kryeministri.

Hoti ka siguruar deputetët se në këtë proces delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga Kushtetuta e Kosovës.

 

“Territori i Kosovës është i panegociueshëm. Asgjë mbrapa perdeve, çdo gjë do të keni në këtë foltore. Nuk kemi hyrë në dialog teknik, siç ka qenë më herët. Nuk ka agjendë të dialogut, do të diskutojmë vetëm për një çështje, atë për njohjen reciproke. Është personi kontaktues dhe koordinues me emër të kryeministrit. Draftimi për marrëveshjen përfundimtare dhe një nga pikat janë personat e pagjetur”, ka thënë Hoti.

Lexo po ashtu:  Trumpi i quan Demokratët “Venezuela në steroide”

Hoti ka kritikuar edhe qeverinë “Kurti”, ku tha se gjatë qeverisjes së tyre janë ndërtuar teori konspirative, sepse po diskutohet për çështjen e integritetit territorial.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!