Në seancën ku po debatohet për dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri Hoti pas replikës sidomos me deputet të LVV-së, ka dal nga seanca.

Pas raportimit rreth dialogut, ai është ballafaquar me kritika nga deputetët rreth këtij procesi. Madje, nuk kanë munguar as fyerjet e bëra nga deputetët ndaj tij.

Hoti ka lëshuar sallën në momentet kur deputetja Fitore Pacolli ka marrë fjalën sërish, duke vazhduar akuzat e saj ndaj kryeministrit për dështimin në procesin e dialogut me Serbinë.

Ju pëlqen!

Pacolli ka bërë të ditur se derisa ajo po flet kryeministri po braktis seancën.

Edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu- Kodra ka kritikuar kryeministrin që lëshoi sallën, derisa sipas saj deputetët janë duke diskutuar rreth raportimit të tij për dialogun.

Lexo po ashtu:  Komisioni Evropian paralajmëron: Pandemia kërcënon ndarjen e Eurozonës – Ka nevojë të menjëhershme për bashkërendim
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!