Në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar mbi këtë rast, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta drejtë familjarëve të viktimave.

Ju pëlqen!

“Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, shkroi ai mes tjerash në “Facebook”.

Shkaqet e aksidentit akoma nuk janë bërë të njohura zyrtarisht.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.