Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj kanë pasur një përplasje sot në seancën plenare, ku në rend dite është mocioni i mosbesimit të Qeverisë Kurti.

Haradinaj duke u thirrur në një shkrim në Twitter të Kurtit pas telefonatës me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se shprehimisht Kurti e ka hequr taksën.

“Në këtë sallë në këtë seancë kur është diskutu rreth taksës, ka pas për edhe kundër, i pata thanë se taksën ki me hjek dhe je ka e hjek në një drejtim jo të duhur. Këtu në këtë Tweet, shprehimisht e deklaron heqjen e taksës me Serbinë. Ju keni hjek tarifën në konferencë për medie, nuk keni vu reciprocitet, siç keni paralajmërua, por ai ka qenë një mashtrim për me kamuflu heqjen e taksës”, tha Haradinaj.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ndërsa në replikën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se kjo seancë është për heqjen e kryeministrit, e jo për taksën.

Ndërkaq, Kurti vazhdoi duke i thënë Haradinajt se u ka mbetur pikë që AAK-ja ta heq vet taksën posa të vijnë në pushtet, njësoj siç kanë bërë me Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ju e kuptoni se është e thjeshtë, nuk po hiqet tarifa por po hiqet kryeministri, prandaj jemi mbledh. Tarifa nuk po hiqet, unë tarifën e kam heq për lëndën e parë. Juve ju ka mbet merak që ta hiqni tarifën siç keni bërë me demarkacionin. Ju e merrni bajrakun e lëshoni për karrige, e unë nuk bëj ashtu. Demarkacioni, Demarkacioni, Cakorri Zhlepi….Pastaj në karrige të kryeministrit dhe e latë atë. E ju keni dashur ta përsërisni tarifa, tarifa, taksa të vini në këtë karrige e pastaj ta hiqni”, tha Kurti.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!