Arta Sejdiu, kryeinfermiere e Klinikës së Pulmologjisë, ka kërkurar falje për shkrimin e sotëm të bërë ndaj deputetës së PDK’së, Eliza Hoxha.

Sejdiu kishte kritukuar Hoxhën pa ditur arsyet se pse kjo e fundit dje u pa në rrugë, përkundër faktit që do të duhej të ishte e izoluar si paciente me Covid-19.

Lidhur me këtë ajo ka kërkuar falje sepse Hoxha kishte probleme shëndetësore dhe për këtë aryse ajo ishte parë rrugëve në kryeqytet.

Ju pëlqen!

“Une me mengjes postova ne lidhje me daljen e Eliza Hoxhes ne qytet! Nuk shkoj as 5 minuta, nje mik i perbashket me tregoj qe nuk e ka gjendjen e mire shendetesore, dhe menjehere e fshiva. Nuk mu duk etike qe te merrem me dike qe ka telashe shendetesore! Mirepo mediat, te cilet i kam lutur t’a fshijne postimin, e kishin marre dhe plasu sikur lajm!”, ka shkruar Arta Sejdiu.

Shkrimi i saj i plotë:

Te nderuar!

Une me mengjes postova ne lidhje me daljen e Eliza Hoxhes ne qytet! Nuk shkoj as 5 minuta, nje mik i perbashket me tregoj qe nuk e ka gjendjen e mire shendetesore, dhe menjehere e fshiva. Nuk mu duk etike qe te merrem me dike qe ka telashe shendetesore! Mirepo mediat, te cilet i kam lutur t’a fshijne postimin, e kishin marre dhe plasu sikur lajm!
Kush me njeh, me njeh mire. Nuk jam joprofesioniste, mundohem te jap maksimumin per punen qe e bej! Une e kam pasur vetem nje qellim! Te trajtohemi te gjithe njejte. Nje infermiere eshte denuar 1000 euro, dhe si komunitet kemi qene te irituar!

Une jo vetem Elizes, por te gjithe te prekurve ju uroj sherim sa me te shpejte, dhe i lus qe te izolohen. Edhe nese kane nevoje per ndihme, le t’i shfrytezojne autoambulancat!
E falenderoj per raport, dhe siq kam kerkuar te na e mbylle gojen, ashtu beri!
Andaj, i kerkoj falje per shqetesimin, po vazhdoj te ndihem keq por vetem per Elizen, jo per ata qe me kane ofenduar! E ajo nese eshte ndier e lumtur qe me ofenduan, pa qene e ofenduar nga une, atehere le te mbetet ne ndergjegjen e saj!
Une kurre nuk kisha lejuar t’a ofendoje dikush publikisht!
Dhashte Zoti te mos te takohemi asnjehere ne Pulmologji me asnjerin nga Ju, po nese doni t’a vertetoni se a jam egersire, shizofrene, paetike, aty do t’a vertetoni qe nuk eshte siq me vleresoni!
Kur i kam pare komentet, jam habitur, dhe jam detyruar shume miqeve te mije t’iu them t’a therrasin, dhe te tregojne realitetin nese i kam ndonje nga tiparet qe i kane permendur!
Gjithmone do te kete njerez qe mundohen t’a ngrisin dikend tjeter duke ofenduar.

Por prape, ne cdo te keqe eshte nje gje e mire! Kjo eshte nje nisme e mbare, qe edhe te tjeret te marrin mesim ne thjeshtesine e saj, dhe te raportojne tek votuesit e vet!

Shnet per te gjithe!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!