Folklori, etnografia dhe artizanati i Gjirokastrës dhe Krujës, një ansambël i jashtëzakonshëm i traditës së këtyre dy qyteteve, sollën vlerat e Shqipërisë së mesme dhe jugut për vizitorët e shumtë që kishin mbushur Krujën, shkruan ATSH, përcjellë MekuliPress.

Në Ditën Botërore të Turizmit, Zona për Zhvillimin e Turizmit Kruja ( TID) Kruja mirëpriti eventin “Kruja dhe Gjirokastra – Traditë dhe Histori”.

Në bashkëpunim me TID Gjirokastra, (Zona për Zhvillimin e Turizmit) Qendrën Kulturore të Fëmijëve Krujë, bashkinë Krujë dhe Gjiroart, artizanati, tradita, historia, arti dhe muzika e këtyre dy qyteteve u bënë bashkë në zonën TID.

Ju pëlqen!

Artizanë të qytetit të Gjirokastrës shpalosën punimet e tyre, ndërkohë që atmosfera u ndez nga këngët e grupit Pleqtë e Krujës, si dhe vallja e kënga polifonike e Grupit Lunxhëria.

Të rinjtë e qytetit të Krujës sfiluan me veshjet popullore të të dy qyteteve, si dhe performuan vallet e të dy krahinave. Vallja e përbashkët e krutanëve dhe gjirokastritëve i la sërish vëmendjen artizanëve dhe punimeve të tyre.

Eventi ngalli kureshtjen e turistëve vendas e të huaj, të cilët iu bashkuan këtij aktiviteti.

Ky event u mbështet financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (The AADF) dhe zbatohet nga TID Kruja.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!