Toni Kroos konsideron se puna me topin është shumë e rëndësishme për t’u përballur në ndeshjen kundër Eibar: “Është shumë më mirë të stërvitesh me grupin, duhet të luash lojëra në stërvitje për të qenë maksimalisht i përgatitur për një ndeshje. Tani stërvitja duket më normale dhe na pëlqen më shumë. Javët që kemi kaluar në shtëpi nuk e kemi prekur topin. Fizikisht mund të punonim në shtëpi, por jo me topin, as lojë në grup. Gjëja më e rëndësishme është ta prekim topin sa më shumë”.

Mungesa e tifozëve në stadiume mund të jetë element thelbësor në fatin e titullit kampion: “Ne po stërvitemi me intensitet për të arritur në mënyrën më të mirë të mundshme në ndeshjen e parë. Nuk mund të bëjmë më shumë, kjo situatë është e njëjtë për të gjithë. Ndihemi mirë fizikisht, po mësohemi edhe me topin dhe si duhet të luajmë si grup. Shpresoj t’i përballojmë si duhet 11 ndeshjet e mbetura të kampionatit. Është hera e parë që duhet të luajmë pa tifozët në stadium. Mbetet për t’u parë si është ky realitet, kur të luajmë. Personalisht mendoj se skuadra që do të përshtatet më mirë në këtë situatë, ajo do të triumfojë”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!