ALBERT EINSTEIN

Kriza është bekimi më i madh për njerëzit dhe për kombet, sepse kriza sjell progres.

Kreativiteti lind nga ankthi, ashtu sikurse dita lind nga nata e errët. Pikërisht në kohë krize bëhen shpikje, zbulime dhe strategji të mëdha. Kush e kapërcen krizën, kapërcen vetveten pa u lënë pas nga të tjerët.

Ju pëlqen!

Ata që ia atribuojnë dështimet dhe vështirësitë e tyre krizës, shkelin me këmbë talentin e tyre dhe vlerësojnë problemet më shumë sesa zgjidhjet.

Kriza e vërtetë është kriza e paaftësisë.

Pengesa e njerëzve dhe kombeve është përtacia në kërkimin e zgjidhjeve dhe rrugëve për të dalë prej krizës.

Pa krizë nuk ka sfida, pa sfida jeta është një rutinë, një agoni e ngadaltë. Pa krizë nuk ka asnjë meritë.

Eshtë në kohëra krize që shfaqet më e mira e të gjithëve, sepse pa një krizë të gjitha erërat janë thjesht puhiza.

Të flasësh për krizë do të thotë ta rritësh atë dhe të heshtësh në krizë do të thotë të lartësosh konformitetin. Në vend të kësaj, duhet të punojmë shumë. Le ta heqim qafe njëherë e përgjithmonë krizën e vetme të rrezikshme, që është tragjedia e të mos dashurit të luftosh për ta kapërcyer atë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.