Kriza politike dhe kushtetuese në Kosovë është totale dhe gjithpërfshirëse.


1) Kryeshkaktar i krizës është vendimi i LDK-së për ta rrëzuar qeverinë në Kuvend, pa alternativë qeverisëse dhe pa plan të qartë se si të procedohet tutje deri sa vendi përballet me krizën e Covid-19.

2) Opozita gjithashtu ka përkrahë një mocion anti-qeveri, pa alternativë qeverisëse dhe pa plan të qartë se si të procedohet tutje deri sa vendi përballet me krizën e Covid-19.
3) Qeveria Kurti nuk gëzon mbështetjen e Kuvendit. Ajo nuk mund të qeverisë normalisht dhe nuk mund të vazhdojë në pushtet në këto kushte.
4) Historia e presidentit Thaçi është histori e një presidenti jolegjitim, i cili nuk ka arritë të dëshmojë sjellje konform kushtetutës si figurë përbashkuese institucionale, jo-partiake e jo-politike, dhe ka dështuar si mbrojtës i sovranitetit të vendit.

Ju pëlqen!

Prandaj, zgjidhja politike mund të formulohet në këto premisa:

1) Deklarohet një “armëpushim” i përkohshëm dhe i afatizuar politik, tremujor.
2) Në këtë periudhë, qeveria në detyrë ngarkohet me luftën kundër virusit Covid-19. 100% të resurseve qeveritare përdorën për këtë luftë. Qeverisë i mohohen mandate tjera në këtë periudhë.

Me përfundimin e kësaj periudhe tranzitore:

1) Qeveria Kurti përfundon mandatin.
2) Shpallet dita e zgjedhjeve.
3) Presidenti Thaçi jep dorëheqje.

Në vjeshtë, Kosova fillon një kaptinë të re, me një Kuvend të ri, qeveri të re dhe president të ri, dhe shpresojmë edhe me Covid-19 nën kontroll.

Besnik Pula

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!