Janë përgjysmuar shitjet e librave në Gjermani. Shitjet janë ndikuar pasi që dyqanet e librave kanë mbetur të mbyllura për javë të tëra.

Që nga 20 prilli, në Gjermani libraritë janë hapur përsëri. Ato u mbyllën detyrueshëm për një muaj përveç disave në Berlin, ku lejohej blerja duke i zbatuar rregullat higjienike.

Megjithatë dëmi financiar për këto javë izolimi është i madh, ai arrin në gjysmë miliardë euro.

Ju pëlqen!

Disa nga Shtëpitë Botuese gjermane janë skeptik edhe kur të rihapen libraritë, sipas tyre shitjet s’do të përmirësohen shpejt.

“Njerëzit janë të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe s’ma ha mendja që do të shpenzojnë para për libra”, shprehet Dirk Rehm nga Shtëpia Botuese “Reprodukt”.

Shtëpitë e vogla botuese janë veçanërisht të prekura nga koronavirusi. Anulimi i Panairit të Librit në Lajpcig, si dhe anulimi i festivaleve të leximit kanë ndikuar shumë, dhe i kanë bërë praktikisht librat të padukshëm.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!