Disa analistë thonë se trendi i rritjes së fundit është për shkak se njerëzit po përpiqen të blejnë bitcoin përpara momentit të përgjysmimit dhe si rezultat rënies së furnizimit me bitcoin.

Në më pak se 1 javë blockchain i Bitcoin do të kalojë në përgjysmimin e tretë të kriptomonedhës më të madhe në botë e cila do të ndodhë më 12 Maj.

Por çfarë do të thotë specifikisht ky përgjysmim? Gërmuesit e kriptomonedhës të cilët krijojnë blloqe të reja do tu reduktohet fitimi për bllok nga 12.5 BTC në 6.25 BTC.

Si rezultat do të reduktohet edhe koha e nevojitur për të gërmuar kriptmonedha të reja bitcoin duke kufizuar furnizimin e ri dhe ngadalësuar inflacionin.

Përgjysmimi do të bëhet më 12 Maj në 15:30 me orën tonë lokale në bllokun 630,000. Përgjatë dekadës së fundit përgjysmimi i bitcoin është realizuar një herë në katër vite ose një herë çdo 210,000 blloqe dhe do të vazhdojë kështu derisa monedha e fundit të jetë gërmuar.

Përgjysmimi i parë ka ndodhur më 28 Nëntor 2012 ku shpërblimet për gërmimin e blloqeve u reduktuan nga 50 BTC në 25 BTC. Më pas në Korrik të 2016-ës ndodhi përgjysmimi i dytë në 12.5 BTC.

Gjithashtu pas përgjysmimit inflacioni vjetor do të bjerë nga 3.65% në 1.8%. Veçanërisht ky proces do ta bëjë bitcoin edhe më të radhë duke qenë se ekziston një limit prej 21 milionë monedhash që mund të gërmohen në total për të mos harruar humbjen përgjithnjë e një pjesë të konsiderueshme të BTC.

Po çmimi?

Nga një këndvështrim historik, është thuajse e pamundur të parashikohet efekti i përgjysmimit të ardhshëm në çmimin e bitcoin. Aktualisht kemi parë një injektim në vlerë ndërsa monedha u rrit nga 7,500 dollarë në 9,400 dollarë në pak ditë.

Kjo rritje është si rezultat i momentit të krijuar nga lajmi për përgjysmimin por efektet e vërteta nuk do të jenë të prekshme menjëherë. Në 2016-ën përgjysmimi nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm por 18 muaj më pas vërejtëm rritjen më të madhe parë ndonjëherë.

Disa analistë thonë se trendi i rritjes së fundit është për shkak se njerëzit po përpiqen të blejnë bitcoin përpara momentit të përgjysmimit dhe si rezultat rënies së furnizimit me bitcoin.

Më 30 Prill bursa e kriptomonedhave Coinbase ra pasi bitcoin u rrit me 15% brenda natës. Hera e fundit që ndodhi diçka e tillë ishte në Verën e 2017-ës ndjekur nga hyrja e madhe e investitorëve në bitcoin.

Gjithashtu interesi për bitcoin aktualisht në botë është larg niveleve të fundit të 2017-ës sipas Google Trends. Nga ana tjetër qeveritë e botës po printojnë më shumë para për të adresuar pandeminë e koronavirusit dhe shtyrë njerëzit drejt aseteve alternative për ruajtjen e pasurisë.