Një baba ka vrarë djalin e tij, pasi që u nervozua kur po humbiste në një video lojë, thuhet në raportin e policisë në Louisville në Kentaki të SHBA’së.

Anthony Trice, 26 vjeçar, ishte duke u kujdesur për djalin e tij. Gjatë kohës sa ata ishin vetëm në shtëpi, ai filloi të luante video lojëra, dhe pas humbjes e gjuajti JoyStick’un, thuhet në raportin e policisë, raporton NewYork Post.

Pastaj ai e goditi të birin e tij me bërryl, duke i dhënë foshnjës dëmtime të mëdha.

Ju pëlqen!

Trice, pastaj e kapi fëmijën dhe u nis për në kuzhinë, për të marrë një pije, e më pastaj fëmija i ra nga dora, duke ia dhënë goditjen përfundimtare, që e dërgoi drejt vdekjes.

Ai më pas e zbuloi se fëmija ishte pandjenja, dhe e thirri policinë. Foshnja u dërgua në Spitalin e Fëmijëve, në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe vdiq të shtunën mbrëma.

Trices iu ngrit akuza të shtunën, për vepër kriminale dhe abuzim me fëmijë. Më pas aktakuza iu ndryshua, dhe u vendos të hetohet si vrasje.

Ai për momentin gjendet në paraburgim. MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!