Gjykatësi, i cili shqiptoi dënimin me vdekje të tij me helm, kështu bëhej atëherë në Greqi, e thirri Sokratin, i cili kishte debatuar për ditë me radhë në gjyq, t’i afrohej.

Askush nuk debatonte dot me të, thjesht për arsyen se ai nuk ishte i pozicionuar, nuk kishte propozuar asgjë, me të cilën dikush mund t’i kundërvihej. Pastaj, nuk debatonte dot kush me Sokratin, çdo gjë që i thuhej ai e bënte të ishte kontradiktore në mënyrë gjeniale. Gjykatësi ishte i mahnitur nga ai.

Por, ato kohë, në Greqi kishte vetëm qytet-shtete dhe një lloj tjetër demokracie. I gjithë qyteti kishte votën për vendime dhe për këtë rast të veçantë i gjithë qyteti ishte aty. Përkundër kësaj, gjyqtari ishte i qartë se ky njeri ishte plotësisht i pafajshëm, madje krenaria e atij vendi. Por… 51% e popullit të Athinës votoi për vdekjen e këtij gjigandi të mendimit filozofik, kurse 49% e popullit kërkoi lirimin e tij.

Ju pëlqen!

Më në fund, gjykatësi vendosi, megjithëse zemërthyer.

Para se t’ua deklaronte turmave, që ishin mbledhur për të dëgjuar, e pyeti Sokratin: “Personalisht, nuk dua të vdesësh, prandaj po të jap ca variante të tjera, megjithëse 51% janë kundër teje: Ik larg Athinës, atje ku ligji i këtushëm nuk është në fuqi. Mjafton të jesh në periferi, ku njerëzit mund të vijnë e të të takojnë!”

Sokrati refuzoi: “Nuk mund  të iki kund tjetër. Derisa Athina, vendi më i qytetëruar më do të vdekur, e ku tjetër mund të më lënë gjallë mua? Këtu jetova dhe sërish, 51% e këtyre njerëzve më duan të vdekur, e njëjta gjë do të më ndodhë kudo të shkoj!”

Gjykatësi ishte dakord dhe shtoi: “Alternativa e dytë: Ndalo mësimin, duke u betuar se nuk do vazhdosh…!”

Sokrati i’u përgjigj: “Bah, e pamundur! Shumë njerëz janë komplet në errësirë, përpiqen atje, ndërsa unë e di rrugën, duhet t’ua tregoj rrugën! Joooo, nuk hesht unë me gjithë këta qorra, të verbër e të munduar në errësirë. Unë duhet të flas!

Gjykatësi ia ktheu: “Po ma bën shumë të vështirë tani. E vetmja rrugë që mbetet është të bëhesh gati të pish helmin në darkë!”

“Po ky nuk është problem!,- i’u përgjigj Sokrati. Njeriu do vdesë një ditë, mbase më erdhi dita, jam gati. Por, po të kujtoj se emri yt do të mbetet në histori, sepse do të lidhet me emrin tim, ndryshe askush nuk do ta dinte se ke rrojtur ndonjëherë!” /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.