Gëzim Mekuli

Përderisa edhe Twitter sapo pezulloj llogaritë e politikanëve nacionalist në Serbi, ku shumica prej tyre janë deputetë të partisë së Vuçiqit, media shqipe dhe pronarët e tyre (të vetëemëruar si analistë), jo që nuk i censurojnë, por i përkthejnë dhe i citojnë deputetët serb të Beogradit, dhe me fjalët, gjuhën, shpifjet dhe retorikën e tyre të luftës, këto media shqipe, sulmojnë me arrogancë e fodullëk të paparë Qeverinë e pakorruptuar të Kosovës, dhe në vecanti Kryeministrin Kurti.
Të nderuar lexues,
Tani e këtu duhet nënvizuar se Twiter sapo tha se: “Shumica e llogarive që ne pezullojmë, pezullohen sepse ato janë të rreme ose paraqesin rreziqe të sigurisë për Twitter apo për këto që përdor Twitter-in”.
Tani, lexues të dashur, shtrohet pyetja e madhe dhe krejt e logjikshme:
– Sa paraqet rrezik të sigurisë për shqiptarët si politikë, si ekonomi, e si etno-kulturë, ky lajmi i manipuluar, i rremë dhe i përkthyer prej mediave të Beogradit nga mediat shqipe të Tiranës dhe të Prishtinës?
Pse nuk ka reagime qytetare? Apo ne, shqiptarët, akoma nuk e kemi krijuar qytarin i cili do na lironte nga sundimtarët dhe nga mendimi bunker prej skllavi.

Nuk mund të ketë përparim pa liri. Nuk mund të ketë liri pa media etike, pa arsimim e pa vlera. Nuk mund të ketë qyetarë pa media të lira e pa intelektualë që mendojnë me kryet e vet.
Volteri, të dashur lexues, që në vitin 1750 thërriste me të madhe: krijoni qytetarin dhe ju do të keni çdo gjë që iu nevojitet; pa qytetarin ju nuk keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë.