Një kandidat kryesor për vaksinat e koronavirusit funksinon për të parandaluar njerëzit nga infektimi i COVID-19, një moment historik në luftën e shoqërisë kundër pandemisë.

Kompania farmaceutike Pfizer tha të hënën se vaksina e saj pati sukses në fazën e fundit të provave klinike, të cilat krahasuan dhjetëra mijëra vullnetarë që morën dy doza të vaksinës eksperimentale kundër një grupi që merrte një placebo me ujë të kripur.

Prodhuesi i ilaçeve tha që rezultati ishte më shumë se 90% efektiv në parandalimin e COVID-19, bazuar në 94 raste në studim.

Ju pëlqen!

Më tutje, gjigandi i prodhimeve të ilaçeve në New York planifikon të aplikojë për autorizim emergjent që do ta lejonte atë të shpërndante vaksinën më gjerësisht. Kompania ka ende nevojë për më shumë të dhëna se sa e sigurt është vaksina përpara se të kërkojë autorizimin dhe ka thënë se nuk do të ketë informacionin e nevojshëm deri në fund të këtij muaji.

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech janë të parët që raportojnë rezultate pozitive nga një provë kryesore e një vaksine COVID-19. Zhvillimi dhe testimi i një vaksine efektive në më pak se një vit është një arritje e paparë në mjekësi.

Burimi: Business Insider

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!