Ish-zëdhënsi i UÇK-së Jakup Kransiqi është shfaqur i emocionuar në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara nga Hagë ku ai ndodhet për shkak të aktakuzës për krime lufte. Në fjalën e tij, Krasniqi ka akuzuar për keqtrajtim autoritetet e Gjykatës duke cilësuar se në jetën e tij nuk ka trajtuar asnjë njeri siç e trajtuan atë.

Nuk kam trajtuar askënd kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë.

Kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë. Se s’ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve por lufta e okupatorit dhe gjenocidit që iu janë bërë në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do dëshiroja të rri nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli.

“Unë jam intelektual. Në aktakuzë përpiqni t’i ndani shqiptarët në katolikë e në myslimanë. Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik as mysliman. Kjo për mua është fyese”, tha Krasniqi.