Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e dijnë se kur do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga diaspora. Të njejtit deklarohen se fillimisht do të përfundojnë procesin e vlerësimit.

“Në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme gjatë ditës së enjte kemi filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe besojmë se do të arrijmë ta përmbyllim sot”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi mirëpo shton se nuk e dijnë se kur do të fillojnë me process të numërimit të këtyre fletëvotimeve.

“Pas procesit të vlerësimit, në QNR do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara. Lidhur me kohën e saktë për fillimin e numërimit do t’iu mbaj të informuar”, ka shtuar ai