Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar sot se janë refuzuar 3435 zarfe me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

KQZ ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u bërë procesimi i të dhënave dhe formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Nga 11, 653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8 212 zarfe, ndërsa janë refuzuar 3435 zarfe me fletëvotime.

“Deri më tani, nga 11,653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8,212 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 3 435 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

KQZ ka njoftuar po ashtu se sot do të përfundojë rinumërimi i 12 vendvotime.