Kosova si shtet, shqiptarët si identitet politik në të, po rrezikohen e po sulmohen nga poltikat fashiste serbe të udhëhequra nga ideologjia e shekullit XIX të Qubrilloviqit, Qosiqit dhe të Andriqit.

Por kundër sulmit të vazhdueshëm të politikave nacionaliste serbe, janë mobilizuar djemt dhe vajzat më të mira të Kosovës. Për këtë arsye policisë së Kosovës po i vinë në ndihmë edhe ish-policët e Kosovës, shkruan MekuliPress.com

Ish pjestari i Policisë së Kosovës sapo ka bërë thirrje dhe lutje publike që të rikthehet në strukturat e policisë, me të vetmin qëllim që t’a ndihmoj Kosovën dhe demokracinë publike nga fashizmi serb i Aleksandar Vuqicit.

Ja positimi i z. Kadriqeli në facebook:
Unë Muhamet Kadriqeli, ish pjestar i Policise së Kosovës me ID numër 4288, në vitin 2007-2008 e kam dorzuar detyrën për shkaqe ekonomike të atëhershme.
Sot jamë i gatshëm që ti kthehem uniformës për të kontribuar nëse është nevoja.
Jam i gatshëm edhe psiqikisht edhe fizikisht!