Kosovës ‘nuk i ndahet zemra’ nga Shqipëria, veçanërisht kur bëhet fjalë për të kaluar pushimet verore. Sipas Instat, hyrjet e shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri janë dyfishuar në muajin qershor.

Në vitin 2018, në qershor kanë shkeluar në Shqipëri 137 mijë e 538 shtetas nga Kosova, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2019, 213 mijë e 550 shtetas nga Kosova, me një rritje prej 55.3 %

Jo vetëm në qershor, por kjo rritje e hyrjeve të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri është dalluar përgjatë gjithë pjesës së parë të vitit.

Ju pëlqen!

Sipas Instat, në janar – qershor 2018, Shqipëria ka pasur 572 mijë e 243 hyrje të shtetasve nga Kosova, ndërsa për të njëjtën periudhë të 2019-ës, janë numëruar 608 mijë e 649 hyrje, me një rritje prej 6.4 %

Përpos kësaj, vetëm në mëngjesin e kësaj të mërkure, këtyre shifrave ‘i janë shtuar’ plot 5 mijë shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë hyrë në Shqipëri nga Pika e Kalimit Kufitar në Morinë.

Jenida Vladi/ SCAN

SCAN.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.