Afro 50% e të rinjve në Kosovë janë të papunë. Sipas anketës së Fuqisë Punëtore për 3 mujorin e dytë 2019, shkalla më e lartë e papunësisë shënohet në moshat nga 15 deri në 24 vjeç.

Kryesisht, nga të rinjtë e papunë, dominojnë vajzat. Sipas anketës së ASK, në vajzat e grupmoshës nga 15 deri në 24 vjeç, afro 63% e tyre janë të papuna, ndërsa nga djemtë e së njëjtës grupmoshë, afro 43% e tyre janë të papunë.

Po ashtu, sipas të dhënave për këtë hark kohor të vitit (TM2 2019), të rinjtë zënë afro 33%  të totalit të të papunëve në Kosovë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Anketa e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregon se përqindja e të rinjve që nuk janë të punësuar, as në shkollim, e as në trajnim është 31.7 %.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...