Kosova ka shtuar kontrollet në kufij me shtetet fqinje pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga të gjithë ata që hyjnë në Kosovë t’i respektojnë masat nga IKSHPK-ja dhe Ministria që ai drejton.

“Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja”, ka thënë Zemaj, i cili sot ka vizituar pikën kufitare në Merdarë për të për të parë nga afër respektimin e masave anti COVID-19.

Ju pëlqen!

Ai ka lavdëruar punën e organeve të rendit dhe doganën në Merdarë, ndërsa ka inkurajuar qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta që asgjë të mos i lihet rastit, duke paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj neglizhencës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.