Një grup sindikalishtës, në emër të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të pakorruptuar të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka dëshmuar një të vërtetë, se disa sindikalistë që në vitin 2017 në mes të fushatës zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Sipas FSSHK-së, ajo që thotë kryeministri Kurti, nuk qëndron. Tutje, një grup sindikalishtës hamendin se Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, po ua njollos punën e tyre, e cka nuk është e fare e vërtetë: kjo rrjedhë nga analiza që i është bërë fjalës së Kryeministrit, mbajtur sot në Kuvend, nga MekuliPress. Kryeministri e thotë prerazi “disa nga sindikalistët, pra jo të gjithë sindikalistët”.
“Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojtur ndërmarrjet, vendet e punës, të drejtat e punëtorëve, e të cilët janë rrahur brutalisht kur kanë kundërshtuar procesin e privatizimit dhe në anën tjetër, sindikalistët të cilët në fillim të qershorit 2017, midis fushatës zgjedhore, patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, citon MekuliPress z. Kurti. “Rasti i rrahjes gjatë privatizimit të aeroportit të Prishtinës dhe i rrahjes së kryesindikalitetit të metalistëve, z. Hasan Abazi”, citohet Kurti nga MP.

Kurti e thotë edhe këtë: “pra, nuk mund t’i shtimë të gjithë në një thes”. Më tutje kryeministri argumenton: Kemi pasur të tillë që kanë qenë punëtorë e kryepunëtorë dhe i kanë mbrojtur punëtorët e ndërmarrjet, dhe kemi pasur të tillë që kanë qenë elemente të pushtetit në radhët e punëtorëve. Këtë dallim e kemi bërë edhe në të kaluarën dhe e bëjmë edhe sot.

Nuk duhet ta njëjtësojmë e ta identifikojmë një sindikatë të caktuar me një udhëheqës aktual të asaj sindikate.
Sikur në skenën politike në Kosovë që ka pasë nevojë për ndryshime në shumë sektor të shoqërisë ka nevojë për ndryshime. Ta zëmë gjendja e rëndë në arsim dhe shëndetësi nuk është pasojë vetëm e aparteidit të viteve të 90-ta, nuk është vetëm pasojë e luftës, nuk është pasojë vetëm e keqqeverisjeve të mëhershme, por të pafajshëm nuk janë as disa kryesindikalistë.
Pra, edhe ata që nuk flasin për të drejtat e punëtorëve, për kushtet e punës, se si në shumë shkolla tona për dy dekada nuk ka pasur as sapun, e në anën tjetër vijnë në shprehje vetëm me kërkesa për rritje të pagave natyrisht që u duhet bërë kritikë edhe atyre.
Unë me bindjet e mia socialdemokrate nuk do ta pushoj kritikën ndaj atyre të cilët duhet të ishin bashkë por ja që ndodhen në anën e në projekte të tjera.
Pra, mos te përdorim të njëjtën gjuhë për ata që nuk janë të njëjtë”
Ju pëlqen!

Ja më në fund edhe reagimi i “sindikalistëve” të shëndetësisë dhe ju lexues të nedruar të MekuliPres, vlerësojeni se kush e si po tetnon të manipuloj me opinionin publik: janë “sindikalistët” e PANI-it apo argumentet e Kryeministrit?“Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh”, thuhet në reagim.

Po ashtu, ata kanë publikuar edhe kërkesën e FSSHK-së adresuar Partive Politike të datës 22.05.2017 dhe Marrëveshje mirëkuptimi me PAN 01.06.2017.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj fjalimit të Kryeministrit Kurti të bërë sot dt.13.12.2021 gjatë mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!

Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka zt.Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se:

Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shëndetësisë se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike: LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD po ashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-ë cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficienteve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shëndetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!

A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..! Dëshpërimesh, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave.

Shihemi në Grevë!

Me respekt,

FSSHK-së.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!