Ese nga Flora Halimi

“Sa gjenerata krra-krra-krra u hodhën plepat krahë me krahë u plaken, linden ikën larg po se harruan atë prag”. Me vargjet e Dritëro Agollit në poezinë “Lejleku”, fatkeqësisht shohim realitetin e dhimbshëm që po vazhdon të na përcjell edhe në ditët e sotme. Është për të ndjerë keqardhje, që e gjithë kjo katrahurë fatkeqe po shkaktohet nga funksionarët e shtetit dhe mos përgjegjësia e institucioneve.

A thua vallë si do të ndikojë i gjithë ky fenomen në shoqërinë tonë nëse ky trend edhe më tej vazhdon? Në një raport të dhënë për media, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës – APRK, tregon bilancin e migrimit në Kosovë, për vitin 2017 ishte -5,431 apo 0.30% e popullsisë rezidente. Për periudhën 2012-2017 vlerësohet se Kosova ka humbur 128,088 banorë apo rreth 7.15% e popullsisë së vendit. Indikatorët të cilët po ndikojnë direkt në migrimin e popullsisë janë: mungesa e vende të punës, arsimi jo cilësor, humbja e besimit në institucionet e drejtësisë etj. Pra, e gjithë arsyeja e ikjes mbështillet në synimin për jetë më të mirë.

Ju pëlqen!

Pasojat që lënë këto migrime konsiderohen të jenë të mëdha dhe me peshë të rëndë. Ndër këto pasoja bëjnë pjesë: mungesa e kuadrove profesionale, mungesa e fuqisë punëtore si dhe ngecjet në shënimin e progresit me fusha të caktuara. Se migrimi e ka prekur dukshëm edhe arsimin tregojnë edhe ekspertët e arsimit nga “Kosovo Education Center” që tregojnë për rënien e numrit të nxënësve. “Krahas natalitetit në vitin shkollor 2008/09, 443.912 fëmijë kanë qenë të përfshirë në arsimin parauniversitar, ndërsa në vitin shkollor 2018/2019 ky numër ka rënë në 361.875 që paraqet zvogëlimin prej 22.6% brenda një dekade”.

Nga kjo mund të themi se Kosova rrezikohet nga zbrazja e shkollave me nxënës si dhe mbyllja e tyre. Segment tjetër i rëndësishëm që prek migrimi është edhe fuqia punëtore e kualifikuar.

Me një përmbledhje del se nga kjo dukuri po preken të gjitha kategoritë e shoqërisë si nxënësit, studentët, mjekët, arkitektët etj. Është e domosdoshme të ndërmarrim hapa të shpejtë në këtë drejtim, ngase Kosova po e humbë pasurinë më bazike dhe të çmueshme që ka një shtet, njerëzit!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.