Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është marrë vendim që të pezullohet të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra e Italia.

Ky vendim thotë të ketë ardhur si masë e parandalimit nga koronavirusi.

Postimi i ministrit Abdixhiku:

Ju pëlqen!

Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga Ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.

Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete:

– Gjermani

– Francë

– Zvicër, dhe

– Itali.

Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.

Lexo po ashtu:  Analisti politik: Mund të pasojnë trazirat dhe destabilizimi i vendit - Rreshtimi i LDK-së me partitë e PAN-it do t`i ...
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!