Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe USAID, kanë njoftuar sot se Kosova tani është pjesë e AppleStore dhe njihet tashmë si shtet nga firma e Apple

Me anë të një njoftimi në Facebook të USAID dhe i cili është shpërndarë nga Ambasada e Amerikës, bëhet e ditur se Kosova tani është pjesë e AppleStore.

”Sot në Ditën e Kreativitetit dhe Inovacionit, nuk mund të kishim lajme më të mrekullueshme se ky! Kosova tani është pjesë e AppleStore! Ky është një hap i madh drejt #zhvillimit pasi tani botuesit dhe përdoruesit e aplikacionit të Kosovës mund t ‘ i përdorin të gjitha shërbimet nga @Apple pa asnjë problem! Urime”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ju pëlqen!

Kujtojmë që qytetarët e Kosovës përdorin shumë produktet e Apple, duke u nisur nga iPhone deri tek laptopet e iPad’at dhe iPod’at.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!