Në një postim në rrjetin e saj “facebook”, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shfaqur keqardhjen e saj në lidhje me postimin në rrjete sociale të faqes së librit “Qytetaria 8” me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit, ku Kosova ishte pjesë e Serbisë, ndërsa shprehet se ky gabim ka ardhur për shkak se një zinxhir punonjësish “nuk e kanë vënë re.”

Ajo nënvizon se ky gabim është i paqëllimshëm, ndërsa thekson faktin se janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. “Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!”, shton ministrja Shahini.

Ja si arsyetohet ministrja:

Ju pëlqen!

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të reja. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!