Rreth zgjedhjeve në Kosovë kanë reaguar edhe plot figura nga arti e kultura shqiptare.

Shkrimtari Agron Tufa, shembull, në rrjetet sociale ka shkruar një mesazh të qartë.

“Kosova mund të jetë, së shpejti, i vetmi vend europian ideal, për të kërkuar azil politik prej enveristëve dhe sigurimsave në pushtet… Sapo të numërohen dhe votat e emigrantëve…” ka shkruar shkrimtari i njohur i cili jo shumë kohë më parë edhe u kërcënua për bindjet e tij.

Shkrimtarja Flutura Açka poashtu ka shkruar diçka që lidhet me zgjedhjet e djeshme

‘Një kafe n’bojë t’bukur n’Kosovë. Diti me ba shtet, na s’po mujm prej hajnave, derdimenave dhe vedit. Ndoshta do na ndihte po të hiqnim doganën dhe Taksën e Turpit!’ ka shkruar Açka në Facebook.

Shumë personalitete kanë uruar për një ditë pa incidente e me plot kulturë në votim, në zgjedhjet e radhës në Kosovë për të cilat pati një dalje masive prej qytetarëve.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]