Qeveria e Kosovës ka miratuar gjatë ditës së sotme tri propozimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësor dhe policëve si dhe për skemat pensionale.

Murati në konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë theksoi se kjo pako arrinë shifrën e afro 20 milionë eurove.

Ai njoftoi se pagat e punëtorëve të restoranteve, qendrave tregtare të mbyllura, fitneseve e palestrave dhe operatorëve të trafikut ndërurban si dhe pagesat e qirave do të subvencionohen 50% .

Ju pëlqen!

Sipas tij, mjekët e infermierët do të marrin për dy muajt e ardhshëm shtesën prej 150 eurosh në paga, ndërkaq stafi mbështetës nga 100 euro.

Nga 100 euro po ashtu do të marrin edhe policët aktiv.

Murati njoftoi po ashtu se pensionet të cilat janë nën vlerën e 100 eurove, do të bëhen 100 euro për tre muajt e ardhshëm, ndërkaq familjet me asistencë sociale do të marrin nga 30% më shumë se ndihma aktuale.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.