Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Kosova, kohë e kryer p֝ër rikolonizimin serb !

Fati ynë dhe i Kosovës, që Slobodan Milosheviqi nuk ka pranuar asnjë opsion politik  të Ibrahim Rugovës(qoftë për autonomi ose për republikë, pas zhveshjes së Kosovës nga autonomia e vitit 1974) dhe të disa  “delegatëve” të tij (Mahmut Bakalli, Veton Surroi, Fehmi Agani dhe Pajazit Nushi) , që  me të së bashku patën vajtur në  Beograd për të biseduar me Slobodan Miloshqviqin për njohjen e ndonjë lloj autonomie apo republike për Kosovën, e cila në atë kohë ishte në luftë me Serbinë ( Ai takim me Slobodan MIlosheviqin, është bërë më 15 maj 1998). Këtë e dimë të gjithë ne që ishim në Kosovë në atë kohë lemerie. Mirëpo, po të ishte arritur ndonjë Marrëveshje mes Ibrahim Rugovës dhe delegacionit të tij me Slobodan Milosheviqin, sigurisht se , Kosova, edhe sot do të kishte qenë “plaçkë koloniale” e Serbisë, asgjë më shumë. Por, fati në fatkeqësi, e deshi që Slobodan Milosheviqi nuk pranoi të lidhte kurrfarë “pakti” me Rugovën dhe me “delegatët” e tij të theksuar, edhe pse ai takim paska pasur “jehonë të madhe” në opinion publik kombëtar dhe ndërkombëtar, duke qenë se sipas një burimi privat të   një bashkëpunëtori të tij të ngushtë, në të paskanë marrë pjesë “100 gazetarë”!?

Ju pëlqen!

– E pabesueshme kjo, sepse “100 gazetarë” nuk kanë marrë pjesë as me rastin e varrosjes historike botërore të Titos në Beograd, më 8 maj 1980, ku kanë marrë pjesë :” 33 presidentë të shtetve të ndryshme të botës, 21 kryeministra, 4 mbretër dhe 5 princër, 229 delegacione nga 127 shtete të pesë kontinenteve, kurse 122 delegaciane kanë pasur statusin e delegacionit shtetëror”. ( https://www.danas.rs/dijalog/licni-stavovi/dan-kada-su-plakali-i-stari-i-mladi/ )

Ndërkaq, sipas  autorit Dominic Perry :” The world’s largest state funeral was held on the 8th of May, four days after Tito’s death. In those four days, the official attendees globally able to make the visit included four kings, thirty-one presidents, six princes, twenty-two prime ministers and forty-seven ministers of foreign affairs, with a total of 128 of 154 UN member states having some form of official presence. “ (https://www.youngpioneertours.com/worlds-largest-state-funeral-tito/  ).

Këtë Krahasim e bëmë për shkak se Takimi Rugova-Milosheviq, në Beograd, më 15 maj 1998, nuk ka pasur karakter ndërkombëtar vetëm se  karakter lokal, ku kanë marrë pjesë disa (jo 100, as 50 e as 20) gazetarë  lojalë serbë të regjimit vrastar të Slobodan Milosheviqit), të ftuar nga zyra për informacione e  qeverisë së Sllobës.

 

***             ***              ***

Serbia përmes Dialogut të Brukselit kot po kërkon autonomi politike e kultuore për minoritetin serb në Kosovë, ngase serbët në të gjitha enklavat e tyre i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre, edhe sipas Kushtetutës së Kosovës, edhe sipas së drejtës ndërkombëtare,  rezolutave, konventave, marrëveshjevr e protokolleve ndërkombëtare për drejtat dhe liritë e njeriut (1945-2022).

 ***    ***   ***

Ka pasur zgjidhje për rujtjen e RSFJ-së, por Serbia ka dashur  gjenocid mbi shqiptarët, kroatët dhe myslimanët boshnjakë, në emër të rremë dhe mashtrues të ruajtjes së ngrehinës së RSFJ-së së Titos

 

Mirëpo, për t’iu shmangur kësaj së vëreteje, forcat reaksinare klerofashiste çetnike militare, paramilitare dhe policore me Slobodan Milosheviqin në krye  për të shkatërruar RSFJ-në, me qëllim të vrasjes dhe masakrave ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovë, kanë shpifur jotolerancën, padrejtësinë, diskriminimin dhe mohimin e minoritetit serb në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.  Kjo ishte rrena më e madhe dhe më perfide e komitëve çetnikë të Pashiqit dhe të Drazha Mihajloviqit, të shtirur të “jogurt-revolucija” në Novi_Sad, me rastin e përmbysjes së “autonomashëve” të Vojvodinës “5 tetor 1988”.

Ndërkaq, në Kosovë ia patën  filluar,  saktësisht  në protestat e dhunshme serbe në Fushë-Kosovë, ku çetnikët fashistë  serbë me vagabondin avanturier shpifës dhe gënjeshtar Miroslav Sholeviq në krye sulmuan milicinë shqiptare, që mbante rendin dhe sigurinë, kur kryekrimineli  Slobodan Milosheviq, në frymën e mitit të falsifikuar historik dhe të paranojës kolektive antishqiptare serbomadhe u premtoi çetnikëve serbë, se “Askush nuk guxon t’iu rrahë”( “ Niko ne sme da vas bije”), 24-25 prill 1987”.

Kjo protestë e çetnikëve serbë në Fushë-Kosovë, ishte organizuar me pretekstin se gjoja shqiptarët (90%) ua kishin mbuluar “diellin me shoshë”, duke i “detyruar” që ta braksinin Kosovën, e të venin në Serbi?!

Mirëpo, kjo akuzë shpifëse ishte vetëm shkas për të ripushtuar dhe rimasakruar mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë në Kosovë, të cilët me demonstratat e tyre revolucionare studentore gjithëpopullore, ishin ngritur në këmbë për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës (1981…)

Rrena e dytë e  ndyrë serbomadhe ishte, se gjoja në Bosnjë po zhvillohej luftë qytetare mes serbëve, kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë. Përkandrazi, aty ka pasur agresion dhe gjenocid serb mbi myslimanët, gjë që këtë e provuan edhe viktimat e panumërta, sikundër që ishte edhe “Srebrenica me mbi  8000 burra dhe djemë myslomanë, më 11 korrik 1995” nga soldateska e komanduar nga gjenerali çetniko-fashist famëkeq serb Ratko Mladiq i Republika srpska.

-Paralelisht me  kryerjen e krimeve gjenocidale në Bosnjë, forcat policore, të siguisë, të komitëve paramilitarë dhe të ushtrisë kryenin masakra masive dhe krime të gjenocidit edhe në Kosovës (1989-1999), ku vranë mbi “11.800 civilë shqiptarë” të të gjitha moshave; kidnapuan mbi “1647 shqiptarë”, të cilët eviencohen si të “zhdukur”; dhunuan mbi “22000.00” gra shqiptare, si dhe  dëbuan mbi “1 milion shqiptarë” nga Kosova.

Ky ishte objektivi kryesor strategjik i Serbisë çetniko-fashiste gjenocidale-shfarosja e shqiptarëve, e kroatëve dhe e myslimanëve boshnjakë, me qëllim të fundit të gllabërimit të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës, JO assesi “ruajtja e Jugosllavisë së Titos”, por zhdukja e këtyre popujve dhe të territoreve të tyre për të rizgjeruar kufijtë territorialë të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), të Nikola Pashiqit, të Jovan Cvijiqit, të Vasa Qubriloviti, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qosiqit, si dhe të akademikëve nacionalshovinistë dhe fashistë serbë, që hartuan “Memorandumin 1986” sipas të cilit kryekrimineli Slobodan MIloshviq, i ndihmuar nga  e ashtuqujatura “JNA”, nga Kisha Ortodokse Serbe nga  forcat paramilitare famëkeqe, nga policia dhe nga forcat e sigurisë, si dhe nga mercenarët rusë etj.

Duke qenë se Serbia kishte në dispozicion mbeturinat e “JNA-së me  gjeneralët çetniko-fashistë në krye: Veliko Kadijeviq dhe Bozhidar Axhiq…etj., si dhe kishin monoplizuar tërë arsenalik ushtarak të “JNA-së”, Slobodan Milosheviqi filloi 3 agresionet dhe gjenocidet e Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999). Me një fjalë, Serbia militariste dhe hegjemoniste ishte ajo që solli fudin e ish-Jugosllavisë së Titos, JO kurrfarë “lufte qytetare” siç po gënjejnë qe më 30 vjet disa fashistë serbomëdhenj dhe proserbë.

 Cila ishte zgjidhja paqësore për zhbërjen e  ish-RSFJ-së ?

(Minus Kroacia dhe Sllovenia, plus Kosova dhe Vojvodina)

-Po, vërtet ka pasur zgjidhje paqësore, që popujt e ish-RSFJ-së, të ndaheshin në mënyrë paqësore, ashtu sikurse sllovakët dhe çekët e Çekosllovakisë, por ultranacionalistët sebomëdhenj në pushtet dhe jashtë pushteti (nga Akademia e Shkencave Serbe e Beogradit, të “ndërsyer dhe të “bekuar’ nga KOS-i) prerazi kanë refuzuar të gjitha opsionet e zgjidhjes paqësore me Slloveninë, me Kroacinë, me Bosnjën dhe me Kosovën, duke qenë se llogarisnin në forcën ushtarake (APJ)dhe  në armët e shumëta të saj. Madje, llogarsinin edhe në  aleatët e dikurshëm të Serbisë, siç ishin Franca, Rusia etj. Mirëpo, edhe në këtë “vlerësim” antirealist, politika e jashtme e Serbisë u “therr”, sepse as Rusa e Boris Jelcinit e as Franca e dikurshme (mike e Serbisë së Pashiqit,1914-1918) nuk e mbështetën Slobodan Milosheviqin, por bashkësinë ndërkombëtare (OKB-në), me ç’rast votuan rezolutat e saj për dërgimin e kaskave blu paqësore në Bosnjë: “SFOR, dhejtor 1996”, në Kroaci: “UNPROFOR, shkurt 1992” dhe në Kosovë :“UNMIK,10 qershor 1999”.

 Avancimi i statusit politiko-juridik dhe kushtetues  i Vojvodinës dhe i Kosovës në  cilësinë e Republikës së Gjashtë të Federatës Jugosllave, ishte formula e vetme paqësore që i shpëtonte popujt e Jugosllavisë nga luftërat e përgjakshme dhe nga krimet e gjenocidit të Serbisë (1989-1999).

Pra, sikur ultranacionalistët dhe etnocentristët fashistë  serbë së bashku me “mesinë” e tyre, Slobodan Milosheviq, të kishin qenë të  sinqertë në qëllimin e tyre kinse për ta “shpëtuar Jugosllavinë socialiste të Titos”, atëherë Slobodan Milosheviqi do të kishte pranuar propozimin e Ibrahim Rugovës, që “Kosovës t’i njihej statusi i Republikës në kuadrin e RSFJ-së”.  Përkundrazi, ai paraprakisht  e pati zhveshur Kosovën nga statusi i krahinës autonome sipas Kushtetutës  së vitit 1974. Mirëpo, ky gabim i pakorrigjueshëm politik  i Serbisë, pas zhvillimeve  të tri (3) agresioneve Serbisë gjenocidale i kushtoi me humbjen e Kosovës-ish-kolonisë së saj 100-vjeçare (1912-1999).

Gjithashtu, sikur Sobodan Milosheviqi të kishte pranuar propozimet e  Sllovenisë dhe të Koacisë (që të zhbashkoheshin në mënyrë paqësore)  për zgjidhjeen e krizës politike të RSFJ-së (federatë a konfederatë), nuk do të vinte te përplasja luftarake mes Serbisë, Sllovenisë dhe Kroacisë (1990). Mirëpo, meqë Serbia në vend të paqes ua imponoi luftën, atëherë Lubjana dhe Zagrebi me  të drejtë luftuan kundër një lufte të tillë pushteuse të Serbisë, derisa fituan lirinë dhe pavarësinë e tyre të plotë

Sikur Slobodan Milosheviqi të kishte pasur interes për ruajtjen e RSFJ-së së Titos, ai së bashku me Kishën Ortodokse  Serbe, me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe etj., PIKËSËPARI do të duhej që Kosovës t’ia njihte cilësinë e Republikës, ngase sipas Kushtetutës së RSFJ-së së vitit 1974 ishte pjesë konstitucionale e RFJ-së. Kështu do të duhej të vepronte edhe me krahinën e Vojvodinës, duke ia njohur të njëjtin status të Republikës. Në këtë rast konkret, do të kishim 6 republika, pa 2 ish-krhinat autonome (Vojvodina dhe Kosova) : Serbia,  Bosnja e Hercegovian, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Vojvodina. Kjo do të ishte trashëgimtarja e RSFJ-së së Titos, pa Slloveninë dhe pa Kroacinë. Përkohësisht, kjo do të kishte qenë sukcesorja e RSFJ-së së Titos (1945-1990), e cila  do t’i shpëtonte sllovenët, kroatët, myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët nga 3 luftërat, nga 3 agresionet  dhe nga 3 gjenocidet e Serbisë së Slobodan MIlosheviqit (1989-1999).

Sa më sipër,  një Republikë e tillë, e përbërë nga gjatë republikat e theksuara, duke përfshirë edhe Kosovën, do të kishte pasur vetëm karakter afatshkurtër, sepse pas bashkimit të Gjermanisë (1990), kjo Jugosllavi e re, do të përballej  me kërkesën ngulmuese të shqiptarëve të Kosovës për ndarjen e Kosovës nga Serbia, ashtu siç vepruan Sllovenia dhe Kroacia, duke mos përjashtuar as luftën dhe kryengritjen e armtosur kundër Serbisë, që përfundimisht të shkolonizohej dhe të pavarësohej nga Serbia kolonialiste (1912-1999).

Mirëpo, pasojat dhe viktimat shqiptare, do të kishin qenë shumë më të vogla, sepse Kosova si Republikë, do t’i kishte disponuar armë dhe arsenal të mjaftueshëm, si dhe kuadrin ushtarak profesionist, duke e përfshirë (ndoshta) edhe Shqipërinë si aleate të saj. (Ndoshta) !

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.