Deri tani, ishte Maqedonia e Veriut e cila shënonte numër rekord të të prekurve me koronavirus në Ballkan, por tashmë duket këtë primat e ka Kosova e cila vetëm në 24 orët e fundit ka regjistruar 214 raste pozitive me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 214 raste kanë rezultuar pozitive, ndërkohë numri i viktimave ishte 4 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ju pëlqen!

Nga ana tjetër Maqedonia ka regjistruar tetë viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit. Lajmi i mirë në Maqedoninë e Veriut është se në 24 orët e fundit shifra e të shëruarve arriti në 230 pacientë, ndërsa në Kosovë janë shënuar 60 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin janë 3493 raste aktive me Covid-19, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria brenda 24 orëve të fundit, pati dy viktima dhe 68 raste të reja me koronavirus.

Në Shqipëri aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!