Faton Mehmeti

Profesioni mësuesit është i shenjtë i lindur nga nevoja për të marrë dije, për tu bërë të shkolluar, dhe për tu perfeksionuar në disa fusha të jetës. Mësuesia në Kosovë kanë lindur mes përpjekjesh për liri e pavarësi, mes shtypjes pushtimeve shekullore, nevojës për dije. Mësuesit gjithmonë në çdo rend shoqëror, në çdo sistem politik, janë trajtuar si “shtresa e privilegjuar” por edhe si më të lodhurit e shoqërisë, për vetë natyrën dhe specifikën e misionit të tyre. Sistemi arsimor në Kosovë është ballafaquar me sfida të ndryshme tash e 20 vjet pas lufte, duke u shndërruar në mundësi eksperimentimi për interesa të ngushta të ca njerëzve që kanë thithur miliona euro nga vendet Evropës nën kauzën “ngritjes së cilësisë në arsim”.

Raporti i  publikuar të martën nga PISA, tregon se Kosova është po aq në gjendje të keqe siç ka qenë.  Në gjithsejtë 78 shtete sa kanë marrë pjesë në vlerësim, më keq se Kosova janë vetëm Republika Dominikane dhe Filipinet. Ndonëse fajtor kryesor është politika, megjithatë ata që pësojnë janë nxënësit, e ardhmja e vendit. Ishte pikërisht politika ajo që nuk kreu punën e saj. Të kujtojmë se ministri i arsimit në detyrë Shyqyri Bytyqit ishte kujdesur më shumë për parë rregullimin e dukjes së tij fizike, duke kryer kështu një intervenim estetik në hundë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Pikërisht gjatë kohës se Bytyqit, Agjencia e Kosovës për Akreditim është përjashtuar edhe nga dy organizata ndërkombëtare të cilësisë, EQAR dhe ENQA. Këto përjashtime radhazi të Kosovës nga EQAR dhe ENQA kishin ardhur si pasojë edhe e ndërhyrjes direkte të politikës në emërimin dhe shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Pikërisht ndërhyrjet e politikës kanë sjellë destabilizim të procesit mësimor, duke kanalizuar këtë të fundit në mundësi për të  pasur pushtet mbi sektorët kryesor të shteti. Njëra ndër shkaqet kryesore që duhet përmendur është terrori psikologjik qe ushtrohet mbi mësuesi, ku mjafton mos të jesh pjesë e politikës në pushtet dhe do të anatemohesh, kërcënohesh dhe shantazhohet, pse jo edhe të largohet nga puna. Kjo klimë e krijuar terrori psikologjik shpesh edhe fizike tek mësuesit, që është e pranishme në çdo shkollë të vendit, duhet të marrë fund.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë janë bëre eksperimente të panumërta duke u justifikuar me “reformimin e sistemit arsimor”, e që kanë rezultuar dështime të pariparueshëm me përmasa të jashtëzakonshme për të ardhmen e brezave. Këtë përgjegjësi nuk e merr askush ndonëse janë fëmijët ata që pësojnë. Pastaj një ndër shkaqet tjera është kriteret ekstremisht të ulëta në universitetet tona e të cilat  në dy dekadat e fundit, po nxjerrin mësues të dobët, dhe kjo verifikohet dhe konstatohet në shkollat ku ata gjejnë vendin e punës.

Kjo është pasojë e defekteve të trashëguara nga fakultetet, ku shpesh student provimin e merr me para, ndoshta pa shkuar asnjë ditë edhe në ligjërata, e që është pasojë e politikës që nuk ka pasur asnjëherë prioritet të saj arsimin e shëndosh. Rezultatet e PISA janë kambanë alarmi për të kthyer arsimin në prioritet kombëtar, nga ku duhet të dalin mjekë të mirë, politikanë të ndershëm, mësues të zellshëm dhe pse jo edhe profile të ndryshme. Bazament i kësaj duhet të jetë ndërtimi i një sistemi arsimor që do të jetë inovator, duke u shkëputur nga politika por me lidhje me tregun e punës.

Këto dhe disa hapa të tjerë janë të rëndësishëm, për mos harruar edhe rritjen e kritereve nëpër universitetet tona, të cilët po bëjnë krimin më të madh aktualisht në vendin tonë. Kosova nuk guxon më të ketë mësues që nuk dinë as vet, por me mësues që punën e mësuesit nuk e shohin vetëm si vend pune por si mision. Për të arritur këto duhet bërë reforma të mëdha, koha nuk pret..të fillojmë tani!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...