Enver Bytyçi

700 milion euro për ndërtimin e Autostradës ‘Arbër Xhaferi’, e cila lidh Prishtinën me Shkupin. Tani distanca midis dy kryeqyteteve shqiptare është shkurtuar në 45 minuta. Kjo e bën Kosovën vendin më të modernizuar në rajon sa i përket infrastrukturës së rrugëve.

Asnjë vend tjetër i rajonit nuk ka ndërtuar rrugë-rrugë-rrugë, aq shumë sa Kosova në këto vite. Autostrada që e lidh atë me Shkupin ka në konstruktin e vet gjithashtu urën më të gjatë në rajon e ndër më të lartat njëkohësiisht. Një urë e tillë prej 5.7 km rrallë gjendet në infrastrukturën e ndonjë vendi tjetër në Europë.

Më kujtohet kur kryeministri Rama udhëtoi për herë të parë në këtët detyrë drejt Prishtinës dhe në ekranet e TV-se kritikonte cilësinë e autostradës së ndërtuar nga qeveria e paraardhësit të tij krahasuar me pjesën e ndërtuar në Kosovë. Gjithkush mendoi atëherë se zoti Rama do ta ndërtonte me shumë cilësi pjesën e mbetur të autostradës Durrës-Morinë.

Por sot e kësaj dite kanë kaluar gati gjashtë vite dhe asnjë km autostradë nuk është ndërtuar. Përkundrazi, pas kaq vitesh kemi thjesht një kufi të dytë të ngritur në Kalimash për të paguar haraçin e qeverisë së Rilindjes! Kemi kësisoj traun e taksës si haraç, taksë. të cilën në këto kushte as pushtuesit nuk do ta vinin!

E megjithatë kryeministri shqiptar i bën karshillëk kryeministrit të Kosovës! Karshillëk përmes intrigave, sharjeve dhe mashtrimeve, por jo përmes punëve publike.

Autostradat në Kosovë janë ndërtuar dhe po ndërtohen pa Partneritet Privat Publik, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk e njeh këtë praktikë. Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress /

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]