Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi ka njoftuar se shumë shpejt do të vijë në Kuvendin e Kosovës një dokument, për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ajo theksoi se Ministria e Mbrojtjes e ka themeluar një grup pune që po merret për hartimin e një projektligji, derisa shtoi se janë duke shikuar bashkëpunimin me Zvicrën, në lidhje më këtë.

“Strategjia e sigurisë është shumë e qartë, dhe specifikon mirë rreziqet nga i vinë Kosovës dhe si do të duhet të veprojnë institucionet e saj. Ministria e Mbrojtjes, veçse e ka themeluar një grup punues, që po merret me hartimin e një projekgliji dhe kanë bërë vizitë në shtetin e Zvicrës, dhe janë duke shikuar mënyrën e bashkëpunimin me shtetin Zvicrës, si të implementohet në Kosovë për shërbimin ushtarak të detyrueshëm në Kosovë, po shikohen mundësi më të mira, nuk ka kontakte veç me Zvicrën por edhe me shtetet tjera”, u shpreh Mehmeti-Selimi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!