Tallja e madhe që pamë sot me një deklaratë të DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe familjaëve të tij, na kujton se politika e ditëve të sotme është asgjë më shumë sesa një ballfaqim force.

Kur SHBA thotë se Sali Berisha nuk hyn në territorin e saj sepse është i korruptuar, ajo ndoshta po harron dhe na merr për leshko, sepse raportet vjetore të të njëjtit institucion, pra DASH, konfirmojnë se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Në të gjitha.

Ndaj është pak e çuditshme sesi një shtet kaq i madh që e ndjen edhe veten të veçantë në radhën e kombeve të ndalojë denoncimin nominal të korrupsionit shqiptar të 4-5 emra. Nëse do të kishim një vend kaq parimo, që na bën raporte nga matanë oqeanit për mënyrën sesi funksionon bota, atëherë nga ky vend nuk duhet të ketë asnjë vizitë zyrtare. Cilin do takojnë këtu zyrtarët amerikanë, ndërkohë që në dosje kanë etiketimin “i korruptuar” për këdo.

Ka diçka kriminale në këtë politikë që shpall përfaqësues të popullit këdo që i leverdis dhe stigmatizon për koniunkturë të tjerë.

Ne e dimë kush është Sali Berisha. Edhe Edi Rama, edhe Ilir Meta. Ndaj për ata që hiqen se shpirtin e kanë në Perëndim, është koha të mos nxjerrin alibi, sepse na u dha mundësia të njohim amerikanët që janë në fakt kampionë vetëm në një gjë: në buzëqeshje. Jemi i disati popull në radhën e popujve që po e provojmë këtë gjellë.