Komiteti për mbrojtje kundër koronavirusit u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të reduktojnë vizitat në vendlindje

Komiteti për mbrojtje kundër koronavirusit u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të reduktojnë vizitat në vendlindje, Kosova është një nga vendet e pakta evropiane ku ende nuk është konfirmuar prania e COVID 19, prandaj ky institucion u ka kërkuar kosovarëve që jetojnë jashtë vendit t’i reduktojnë në minimum vizitat gjatë javëve në vazhdim.

“Ky komitet, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, u lutet bashkatdhetarëve të kenë mirëkuptim ndaj kërkesës për reduktim të vizitave në vendlindje, duke pasur parasysh se Kosova është një shtet i ri, në zhvillim, dhe me një sistem shëndetësor që ka kaluar nëpër shumë sfida”, thuhet në njoftim.