Pandemia e koronavirusit ka bërë që të zvogëlohet në masë të madhe aktiviteti industrial dhe të ulet niveli i ndotjes së ajrit në botë. Kjo gjë tashmë është dëshmuar edhe përmes pamjeve satelitore të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Një ekspert tha se ndryshimi i papritur e paraqet eksperimentin më të madh ndonjëherë sa i përket uljes së gazrave nga industria.

Në bazë të të dhënave satelitore, niveli i dioksidit të azotit gjatë gjashtë javëve të kaluara në qendrat industriale në Azi dhe Evropë ishte shumë më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ju pëlqen!

Dioksidi i azotit prodhohet nga motorët e veturave, termocentralet dhe proceset industriale. Besohet që ky gaz ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, siç është astma, shkruan “The Guardian”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan dioksidin e azotit si gaz helmues që shkakton inflamacion të konsiderueshëm në rrugët e frymëmarrjes, kur është në prani më të madhe se 200 mikrogramë për metër kub.

Ulja më e madhe e ndotjes së ajrit përmes pamjeve satelitore mund të vërehet në hapësirën ajrore të qytetit Wuhan në pjesën qendrore të Kinës, i cili është vendosur në izolim që nga janari. Aty ndodhen qindra fabrika dhe banojnë 11 milionë banorë.

Lexo po ashtu:  Rikthimi i udhëtimeve e gjen industrinë e turizmit të papërgatitur!
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!