Kryeministri britanik, Boris Johnson, është ende në një kujdes intensiv dhe gjendja e tij po përmirësohet, tha sot ministri i Financave, Rishi Sunak.

“E fundit nga spitali është se kryeministri mbetet në kujdes intensiv, ku gjendja e tij po përmirësohet. Ai mund të qëndrojë ulur në shtratin e tij,” tha Sunak, transmeton Reuters.

Johnson po trajtohet në spitalin “Saint Thomas” në pjesën qendrore të Londrës.

Ju pëlqen!

Ministri i jashtëm, Dominic Raab, i cili është ngarkuar përkohësisht edhe me detyrat e kryeministrit, tha dje se shefi i tij do t’ia dalë mbanë. Megjithatë, ende nuk dihet se për sa kohë do të mbetet kryeministri në spital.

Qeveria tha se nevojitet pajtueshmëri e kabinetit për marrjen e ndonjë mase në lidhje me karantinën dhe paralajmëroi se nuk do të ketë rishikim të vendimeve javën e ardhshme, siç kishte paralajmëruar kryeministri Johnson.

Gjendja e tanishme e vendit ishullor me pandeminë është test serioz për ministrin e jashtëm pasi Britania shënoi rekord ditor të viktimave të koronavirusit të martën. Një universitet amerikan parashikoi se Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi më i goditur nga virusi në Evropë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!