Autoritetet e Kinës kanë konfirmuar  të paktën 26 viktima dhe 830 raste të të prekurve nga koronavirusi i ri. Por bilanci vazhdon të rritet, teksa mediat kanë publikuar pamje të të prekurve në rrugë, në ambiente publike. 

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, po hetohen mbi 1 mijë  raste të dyshuar, si të infektuar me virusin icili  shpërtheu fillimisht në qytetin Vuhan, ku mendohet se ka edhe burimin.

Në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së sëmundjes, autoritetet kanë ndaluar transportin nga Vuhani, duke anuluar shërbimet e urbane, udhëtimet, me traget, ato hekurudhore si dhe fluturimet. Pushteti vendor ka nxjerrë një direktivë për  ndalimin e trafikut. Kinemaja, kafenetë dhe vendet e tjera që janë të mbipopulluara nuk do të funksionojë. Banorët nuk do të mund të largohen nga qyteti përveç “arsyeve të jashtëzakonshme”. Vetë qyteti Vuhan do të ndërtojë brenda 6 aditësh një spital me rreth 1 mijë shtretër, posaçërisht për të infektuarit me virus.

Ndoshta ju pëlqen!

Ministria e Financave në Kinë i premtoi 1 miliard juanë qeverisë së provincës Hubei në të cilën ndodhet qyteti Vuhan, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së sëmundjes. Por masat janë zgjeruar edhe në 13 qytete të tjera, në të cilat janë kufizuar drastikisht udhëtimet.  Ndërkohë që harta e të prekurve tashmë ka kapërcyer kufijtë e Kinës. Pas Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Azisë janë regjistruar raste edhe në Europë.

Në përpjekje për të qetësuar popullatat dhe autoritetet, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar  pas një takimi urgjent në Gjenevë se koronavirusi nuk përbën ende  një “emergjencë” ndërkombëtare.

Periudha e inkubacionit për virusin është 2 deri në 12 ditë, çka sipas OBSH-së përbën një arsye më shumë, që autoritetet të marrin masa për të frenuar sa më shumë të jetë e mundur përhapjen. Gjendja e emergjencës më parë është deklaruar për ebolën, virusin Zika dhe H1N1.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!