Një studim i ri zbuloi se virusi mund të shkojë deri në katër metra – dy herë më shumë sesa distanca që është kërkuar në udhëzimet aktuale, sipas Radio France Internationale.Këto rezultate paraprake nga një ekip studiuesish kinezë janë botuar në revistën Emerging Infect Diseases.

Studiuesit nga Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Pekinit testuan mostra nga një repart në Spitalin Huoshenshan në Wuhan.

Virusi zgjat më shumë në dysheme.
Midis 19 shkurtit dhe 2 marsit, ata kishin gjithsej 24 pacientë. Ata zbuluan se virusi mund të qëndrojë më shumë në dysheme dhe këtë ia atribuojnë gravitetit dhe rrjedhës së ajrit, gjë që bën që shumica e pikave të virusit të bien në tokë. Nivele të larta janë gjetur edhe në sipërfaqe të prekura shpesh, si mausi i kompjuteri, kanaçe në plehra etj.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!