Sipas hartës në internet të Universitetit Amerikan “Johns Hopkins”, numri i viktimave nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në 2.469 deri në orët e para të 24 shkurtit 2020.

Sakaq 78,985 persona janë konfirmuar të infektuar nga virusi, përfshirë 155 në Itali. Ndërkohë 23.394 njerëz janë shëruar deri më tani.

Kina, shteti edhe nga u përhap koronavirusi, ka numrin më të lartë të  viktimave me 2,469 vdekje, pas 97 viktimave të tjera të regjistruara dje, pothuajse të gjithë në provincën e Hubei.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Komisioni Kombëtar i Shëndetit konfirmoi gjithashtu 648 raste të tjera pozitive.

Shumica e vdekjeve dhe infeksioneve u regjistruan në Wuhan, ku virusi u shfaq së pari në dhjetor. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kinë arriti në 76.938 raste.

Të dhënat në kohë reale i gjeni dhe këtu.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!