Koronavirus përhapet kur një person i infektuar teksa kollitet përhap pika të vogla, të mbushura me virusin, në ajër. Këto mund të shkaktojnë një infeksion nëse marrin frymë, ose potencialisht nëse prekni një sipërfaqe ku ato kanë zbritur. Kështu që bërja e pazarit dhe përzierja me njerëzit e tjerë sjell një rrezik. Kjo është arsyeja pse distanca shoqërore është kaq e rëndësishme, dhe shumë dyqane po e zbatojnë atë.

Supermarketet mund të ofrojnë një “mjedis ideal” për transferimin e virusit, thotë Prof Sally Bloomfield, i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër. “Shumë njerëz janë duke prekur dhe zëvendësuar artikujt, rripat e arkës, kartat e parave, butonat e makinave për biletat e parkimit të makinave, butonat e pagesave të ATM, faturat e letrës etj. për të mos përmendur që janë në afërsi të disa njerëzve të tjerë.”

Ka mënyra për të kompensuar këto rreziqe:

  • Lani duart për 20 sekonda me sapun dhe ujë, ose me sanitizator dore me bazë alkooli para dhe pas blerjes
  • Trajtoni sipërfaqet sikur ato të mund të jenë të kontaminuara, do të thotë të shmangni prekjen e fytyrës pasi të keni prekur karroca, shporta, pako dhe produkte.
  • Përdorni metodat e pagesës pa kontakt

Po në lidhje me vetë ushqimet dhe produktet e blera?

Nuk ka asnjë provë që Covid-19 të transmetohet përmes ushqimit, dhe gatimi i plotë do të vrasë virusin. Uebfaqja e Agjencisë së Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar ka këshilla të qarta për temperaturat e gatimit për ushqime të ndryshme. Por ekziston një mënyrë ende me risk gjatë blerjeve dhe është pikërisht paketimi, i trajtuar nga njerëz të tjerë, dhe ky është shqetësimi kryesor sipas ekspertëve.

Këshillat në internet për bizneset ushqimore thonë: “Paketimi i ushqimit nuk dihet se paraqet një rrezik specifik”. Sidoqoftë, disa ekspertë të pavarur kanë këshilla shtesë.

“Për mallrat e ambalazhuara ose të paketuara”, thotë Prof Bloomfield, “ose i ruajini për 72 orë para se t’i përdorni, ose sprucojini me alkol dhe pastroni enët plastike ose qelqi me zbardhues [të holluar me kujdes siç thuhet në shishe].

“Për mallrat e freskëta të papaketuara, të cilat mund tëjenë prekur nga kushdo, lajini plotësisht nën ujë të rrjedhshëm dhe lijini të thahen,” shton ajo.

Sa të sigurta janë ushqimet e porositura online që ju vijnë në shtëpi ?

Dërgesat e ushqimeve janë sidoqoftë më pak të rrezishme se sa prezenca nëpër supermarkete pasi kështu mund të shmangni blerësit e tjerë. Rreziku është ndotja e mundshme e sipërfaqes së ndonjë ushqimi ose pakete, ose nga vetë shoferi i dorëzimit.

Po në lidhje me rrjetet e vullnetarëve që dalin për të ndihmuar njerëzit e prekur dhe të moshuar në vend?

Për të hequr çdo frikë nga virusi që është në sipërfaqe, Dr James Gill, nga Shkolla Mjekësore Warwick, këshillon: “Fshirja e sipërfaqeve me zbardhues (Klor) të thjeshtë të holluar shtëpiak do të çaktivizojë virusin brenda një minutë”. “Nuk ka më shumë rrezik nga përdorimi i një shërbimi dërgesash online dhe përdorimi i një miku ose vullnetari që siguron ushqimet për ju.”

Disa ekspertë gjithashtu këshillojnë përdorimin e qeseve plastike vetëm një herë gjatë kësaj pandemie.

Po në lidhje me gatimet e restoranteve dhe lokaleve për në shtëpi?

Shumë restorante dhe lokale janë shndërruar në porosi ushqimesh për tu marrë me vete meqenëse është e pamundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre ndryshe. Zinxhirët me reputacion dhe kuzhinat e mira të restoranteve ka shumë të ngjarë të orientohen drejt përgatitjes profesionale, higjienike të ushqimit, kështu që do të kishte rrezik minimal nga një vakt i marrë dhe i gatuar prej tyre. Rreziku i kontaminimit të paketimit mund të minimizohet, këshillon Prof Bloomfield, duke “zbrazur përmbajtjen [në një pjatë të pastër], duke e hequr paketimin në një qese të mbeturinave dhe duke larë duart tërësisht para se të hani”. “Merrni ushqimin nga paketimi me pirun dhe jo me duar”.

Mund të jetë më mirë në rrethanat aktuale të porosisni ushqim të nxehtë, të gatuar në moment, sesa sende të ftohta ose të papërpunuara. “Me një picë për shembull, nëse do të dëshironit të ishit vërtet të sigurt, mund ta hidhni edhe në mikrovalë për disa minuta,” shton Prof Bloomfield. (BBC)

Edel Strazimiri / SCAN