Me një performancë të shkëlqyer, Kori Siparantum nga Kosova të dielën doli e para në festivalin prestigjioz të muzikës korale që u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë.

Këtë e ka bërë të ditur Kori Siparantum, në llogarinë e tyre në Facebook.

“Wohooooo historia përseritet. Prap fitues edhe në Portugali”. “Puna po shpërblehet. Falemnderit gjithë antarëve të korit për sakrificën dhe përkushtimin maksimal. Urime Kosovë”, ka shkruar Kori Siparantum.

Ky aktivitet është pjesë e “WORLD’S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”.

Kori nga Kosova ka garuar në dy kategori: Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I (Kategoria më e vështirë e festivalit) dhe Competition in Category S – Sacred Choral Music a cappella.

Përpos kësaj, ‘Sparantum Choir’ do të jetë pjesë e koncertit “Friendship Concert”, e cila do të mbahet në sallën e njohur Universidade de Lisboa – Aula Magna (Universidade de Lisboa – Aula Magna Universiteti i Lisbonës (Universidade de Lisboa) është Universiteti më i madh dhe më prestigjioz në Portugali dhe është një nga Universitetet kryesore të Evropës).

Në këto koncerte ‘Siparantum’ paraqitet me vepra të epokave të ndryshme stilistike me theks të veçantë, veprat e kompozitorëve shqiptarë.

https://www.facebook.com/watch/?v=620156023186975