Të gjitha dietat ushqimore të këshilluara nga specialistë, eksperte dhe dietologë përmbajnë ujin si produktin kryesor që duhet konsumuar për të humbur peshë ose thjesht për të qenë i shëndetshëm. Nuk është asnjëherë e tepërt për të rikujtuar se 60% e trupit tonë është e përbërë nga uji çka tregon më së qarti ase sa i rëndësishëm është ai për organizmin tonë.

Ende, disa njerëz mezi pinë ujë dhe ndërsa e konsumojnë atë preferojnë ta zëvendësojnë me lëngje të gazuara ose frutash të mbushur me kimikate dhe sheqerna të shtuara. Edhe pse uji mund të jetë përbërës i disa produkteve ushqimore ose i frutave sërish hidratimi më i mirë që mund ti bëni trupit tuaj është uji i thjeshtë.

Nëse ende nuk jeni të bindur për këtë më poshtë do të zbuloni 16 efektet anësore që pëson njeriu kur nuk konsumon mjaftueshëm ujë në jetën e përditshme:

  1. Shtim peshe (si mungesë e ujit çdo formë lëngu që futet në organizëm magazinohet duke ju bërë të shtoni peshë)
  2. Humbni energji dhe keni një gjendje pafuqie të vazhdueshme
  3. Humbni përqendrimin dhe fokusin ditor
  4. Rreziku ndaj infarktit është më i lartë
  5. Keni probleme me humorin dhe gjendjen shpirtërore
  6. Keni më shumë oreks se zakonisht
  7. Metabolizmi juaj nuk funksionon si duhet duke ju bërë të shtoni peshë edhe nëse konsumoni pak
  8. Keni dhimbje koke të vazhdueshme
  9. Gjendja lëkurës suaj përkeqësohet
  10. Nuk keni shumë fuqi për të kryer aktivitete fizike apo palestër
  11. Keni vështirësi në nevojat personale
  12. Mëlçia juaj do të ketë probleme në funksionimin e saj
  13. Edhe zemra juaj do të vuaj nga mungesa e ujit në organizëm
  14. Mungesa ujit ndikon dhe në gjendjen tuaj në marrëdhëniet intime
  15. Ndikon në reduktimin e lotëve çka përbën një problem serioz për sytë tuaj
  16. Urina juaj do të pësojë një ndryshim të ngjyrës duke pasur një ngjyrë më të errët
Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Edel Strazimiri / SCAN

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!