Çka po hamë sot? Kjo me siguri është pyetja që e bëni shpesh dhe e dëgjoni nga të tjerët.

Jeta dinamike dhe angazhimet e shumta ditore bëjnë që secili prej nesh t’u drejtohet ushqimeve të shpejta.

Picat, hamburgerët, sandviçët, dynerët, hot dog-ët janë ushqimet, të cilat i kemi në meny pothuajse çdo ditë.

Por ka nga ata që nuk i preferojnë aspak.

Nutricionistja, Diola Dosti-Baftiu, thotë se ushqimet e shpejta janë shumë të dëmshme dhe tregon të këqijat që i sjellin.

Dosti-Baftiu tregon se çfarë konsiderohet një ushqim i shpejt?
“Një ushqim i shpejtë është edhe një banane, por është një ushqim i shpejtë”

Gjithsesi, ka qytetarë që mendojnë se ushqimet e shpejta janë të dëmshme. 
Marrë parasysh këshillat e profesionistëve, atëherë patjetër se duhet treguar kujdes të shtuar, meqë e dimë se mënjanimi i tërësishëm i ushqimeve të shpejta është i pamundur.