Anëtari i Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se në sondazhin e fundit partia që përfaqëson ai po prinë e para në Kosovë.

Konjufca ka thënë se në sondazhin e fundit që e ka bërë një parti tjetër dhe jo ata, Vetëvendosje ka mbi 40% apo diku 50 deputetë.

Ai thotë se në bazë të këtij sondazhi një qeverisje e mirë do ishte me Vjosa Osmanin dhe pakicat.

Ju pëlqen!

“I fundit që e ka bërë një parti politike ka dal mbi 40%, me deputetë jemi diku 50 deputetë”, tha Konjufca.

“Në bazë të këtij sondazhi po të bëhej një koalicion me Vjosën dhe pakicat, do kishte qenë një qeverisje ma e qartë”, tha Konjufca.

Ndryshe, Konjufca tha se qytetarët do t’i japin shansin edhe njëherë VV’së për të qeverisur me Kosovën.

Lexo po ashtu:  Vuciq: "Ne nuk kemi nenshkruar marrëveshje me Kosovën, por me SHBA-të."
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!