Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka folur pas takimit me grupin punues të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku ka komentuar atë se çka është diskutuar si dhe deklaratat e dhëna gjatë vikendit nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Konjufca ka bërë të ditur para mediave se sot kanë biseduar në grupe punuese për shëndetësinë dhe arsimin, derisa, shton se është takimi ku janë darkorduar më së miri.

“Sot jemi mbledhur për të biseduar enkas për shëndetësinë dhe arsimin dhe grupet tona I shpalosën qëndrimet për secilin subjekt dhe mund të them që ka qenë një takim që është zhvilluar me një pajtueshmëri shumë të thellë. Është një prej takimeve që kemi pas pajtueshmërinë më të madhe deri më tash mund të them 100 për qind.  Pra me sa mora unë shënime diku për secilën fushë janë trajtuar së paku 10 tema thelbësore në të cilat kemi gjetur pajtueshmëri pothuajse të plotë. Ndonjë mospajtim tretësore mund të them se kanë qenë të natyrës teknike dhe kohore për sa kohë mundemi e i realizu. Takimi i pestë ka pas një pajtueshmëri më të madhe deri tani”, ka thënë ai.

Konjufca tutje ka komentuar edhe prezencën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit në takim.

“Jam i bindur sepse isha pjesë e takimi që kontributi i Z.Haziri ka qenë shumë i nevojshëm, prandaj e tëra që mund të them ai i ka kontribuar kësaj atmosfere të mirë. Jo ne folëm për arsimin dhe shëndetësinë. Ne ende nuk e kemi caktu një takim në të cilën do të flitet ndarja e dikastereve, ne kemi zgjedhur një strategji të caktuar negociatore, kjo ka qenë pajtueshmëria sa më e madhe me fillu prej mënyrave me të cilat ne pajtohemi edhe nëse i krahason dy programet mund të gjesh mjaft ide dhe hapësira të njëjta që të dy subjektet i kanë pa si të domosdoshme”, shtoi ai.