Lidhja Demokratike e Kosovës po e këkron dorëheqjen e Glauk Konjufcës, në mënyrë që ta pranojë një koalicion me VV-në. Kjo pasi e dëshiron atë pozitë për një vjet.

Por, në letrën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkruar homologut Isa Mustafa se në rast se janë pishman që e kanë votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, mund ta iniciojnë shkarkimin e tij. Kurti ka thënë se kthim prapa nuk ka.

E derisa letrat vazhdojnë, Glauk Konjufca ka nënshkruar sot një letër. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII.

Ju pëlqen!

Konjufca ka bërë të ditur se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.

Rendi i ditës:
 

Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!